Google ADS

Filmi horror “IT” drejt thyerjes së rekordeve

23:55 | 21 Shtator 2017
Trina Galanxhi

‘It’ është filmi horror që po shkon drejt thyerjes së rekordit historik dhe më fitim prurës i të gjitha kohrave.

Përshtatja e romanit Stephen King për kinema do të fitojë zyrtarisht titullin këtë të enjte pasi të kalojë rekordin e filmit të vitit 1973 ‘The Exorcist’ që mban ekskluzivitetin me 232.9 milionë dollarë fitime.

Aktualisht ‘It’ ka rreth 228 milionë dollarë. Dhe pritet që të arrijë 400 milionë dollarë në mbarë botën, me një buxhet prej 35 milionë dollarësh.

Filmi jepet në kinema dhe është prohim i New Line Cinema drejtuar nga Andres Muschietti dhe kasti i aktorëve janë Bill Skarsgard, Jaeden Lieberher, Jeremy Ray Taylor, Sophia Lillis, Finn Wolfhard, wyatt Oleff, Jack Dylan Grazer dhe Chosen Jacobs.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme