Regjisori i serialit “Gomorra” dhe filmit “Sicario 2”, Stefano Sollima, do të jetë regjisori i “Call of Duty”.
Lajmi për një film të mundshëm ka dalë që në vitin 2015, por tani projekti është në një fazë të avancuar, për të sjellë në ekranin e madh videolojën e famshme.
“Besoj se ideja është ajo që të tregosh historinë e një ushtari. Është diçka që nuk është parë deri më tani, janë shumë filma rreth luftës, por jo filma të përqendruar tek një ushtar. Besoj se një film duhet të jetë një eksperiencë krejtësisht e ndryshme nga ajo e një videoloje. Kjo nënkupton që për të bërë një film të mirë të bazuar në një videolojë, duhet të tradhtosh strukturën. Duhet të harrosh që kanë bërë një videolojë dhe duhet të krijosh diçka krejtësisht të re”, deklaroi Stefano Sollima../Arbresh.info/
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së