Google ADS

Filmi “Bomba” nga 28 korriku në Cineplexx

14:30 | 25 Korrik 2022
A. B.

Filmi “Bomba” është realizuar nga AMOL tv, gjatë periudhës 2019-2022 dhe bazohet ne ngjarje të vërteta për tmerrin e kaluar gjatë luftës, ngjarje këto të rrëfyera nga vetë ata që mbijetuan.

E tani nga data 28 korrik filmin mund ta shihni në Cineplexx, shkruan arbresh.info

Filmi u punua me regji të James Fetahut ndësa u luajt nga aktorët: Enver Petrovci, Selami Taraku, Bislim Mucaj, Fatos Kryesiu, Dibran Tahiri, Avni Hoti, Kadrije Canolli, Rremë Thaqi, Shota Baraliu.

Ky film përshkruan periudhën e prillit të vitit 1999 ndaj popullatës civile, masakër kjo e kryer nga paramilitarët serb, ky fotografi i masakrës arrin të ikte dhe të fshihej në në mesin e refugjatëve bashkë me dëshmitë e rëndësishme të krimeve dhe dhunimeve të kryera.

Ai njëkohësisht e lajmëron edhe shtabin lokal të UÇK-së të ndodhur në atë zonë, për masakrat që po ndodhnin në baza ditore, poshtë në fshat. Paramilitarët ju vendosin ultimatum për orën pesë pasdite , civilëve të zënë rob, që ta dorëzojnë aparatin me dëshmi, në të kundërtën pason masakra e radhës. Por edhe UÇK grumbullohet dhe vendose t’i sulmoi në ora pesë pasdite për t’i liruar civilët zënë rob, dhe ora pesë po vjen ngadalë….! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme