Google ADS

Filmat ku aktorët u dashuruan me njëri-tjetrin

20:05 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Nëpër filma, protagonistët e vendosin veten në situatat e personazheve që interpretojnë duke aktruar. Por jo gjithmonë ndodh kështu.

Ja 10 filma ku aktorët nuk kanë pasur nevojë të shtiren në një lidhje romantike; ata kanë qenë plotësisht të sinqertë.

Gigli, 2013

Sipas skenarit të filmit, Ricky (Jennifer Lopez), një vrasëse e pashpirt, bie çmendurisht në dashuri pas një djali karizmatik të quajtur Larry (Ben Affleck). Që kur e takoi atë, jeta e vajzës së re nisi të bëhej plot ngjyra. Por a dinte J.Lo kur e pranoi rolin se ashtu sikurse karakteri që do të interpretonte, edhe ajo vete do të binte në dashuri me këtë djalë të gjatë dhe simpatik. Në fakt, kështu ndodhi; aktorët nisën një lidhje romantike gjatë xhirimeve të filmit.

gigli

Vicky Cristina Barcelona, 2008

Në film, Penélope Cruz dhe Javier Bardem interpretojnë një çift të martuar aspak të zakonshëm. Karakteret e çiftit spanjoll janë të mbushur me pasion. Këto emocione kaq të forta rezultuar me një romancë të zjarrtë që u kurorëzua me një martesë të fortë mes tyre.

Vicky Cristina Barcelona, 2008  Në film, Penélope Cruz dhe Javier Bardem interpretojnë një çift të martuar aspak të zakonshëm. Karakteret e çiftit spanjoll janë të mbushur me pasion. Këto emocione kaq të forta rezultuar me një romancë të zjarrtë që u kurorëzua me një martesë të fortë mes tyre.

Cruel Intentions, 1999

Ajo që shpesh e quajmë kimi dashurie ndodhi mes aktorëve Reese Witherspoon dhe Ryan Phillippe teksa xhironin skenat e filmit Cruel Intentions. Kështu që tani s’ka asnjë dyshim për sinqeritetin e karaktereve të këtij filmi.

cruel intentions

The Apartament, 1996

Gjatë xhirimeve të këtij filmi lindën ndjenjat mes aktores italiane pak të njohur në atë kohë, Monica Bellucci dhe aktorit francez Vincennt Cassel, i cili në atë kohë gëzonte famën e një donzhuani të pandreqshëm. Çifti i lindur gjatë këtij filmi qëndroi bashkë për një kohë të gjatë dhe ishte më të bukurit e kinematografisë.

apartament 1996

The Rum Diary, 2010

The Rum Diary pati një ndikim të fortë në jetën e aktorit simpatik Johnny Depp, i adhuruar nga miliona femra në mbarë botën. Kjo pasi ai (sikurse karakteri që interpreton në film), ai ra në dashuri me bionden fatale Amber Herad. Pas filmit, ylli i Hollividit i propozoi për martesë aktores së re, duke u divorcuar nga Vanessa Paradis pas 14 vjetësh martesë.

The Rum Diary, 2010

Step Up, 2006

Shumë njerëz kanë dëshirë ta shohin këtë film disa herë radhazi, dhe jo vetëm sepse të bën të kërcesh. Një tjetër arsye për të parë këtë film janë shikimet e dashuruara të Channing Tatum dhe Jenna Dewan. Aktorët tashmë janë të martuar dhe kanë një vajzë të vogël.

Step Up, 2006

Days of Thunder, 1990

Ju kujtohen fillimet e karrierës kinematografike të Nicole Kidman, kur kishte flokë të kuq kaçurrelë? Kjo ishte koha kur Tom Cruise u takua me të, teksa xhironin filmin Days of Thunder. Dhe që nga ajo kohë nuk deshi të ndahej më prej saj. Edhe pse sot të divorcuar, për një kohë të gjatë Kidman dhe Cruise kanë qenë çifti më i bukur i Hollivudit.

Days of Thunder, 1990

Alfie, 2004

Në këtë film djaloshi simpatik Jude Law nuk e kishte aspak të vështirë të interpretonte Casanovën. Për të nuk ishte gjithashtu e vështirë të realizonte skenat e dashurisë me Sienna Miller. Kjo pasi mes aktorëve kishte lindur një romancë gjatë xhirimeve.

Alfie, 2004

Mr & Mrs Smith, 2005

Në këtë rast është e vështirë të shtosh ndonjë fjalë. Romanca e lindur gjatë xhirimeve të filmit mes dy prej aktorëve më të njohur në botë u kurorëzua me një martesë që zgjati 12 vjet.

Mr & Mrs Smith, 2005

The Amazing Spider Man, 2012

Një spiderman simpatik si Andrew Garfield ra në rrjetat, jo vetëm të të dashurës së tij në rol, por njëkohësisht të dashurës së tij në jetën reale, aktores Emma Stone që e interpretonte këtë rol. Çifti i aktorëve vazhdojnë të jenë ende të lidhur, njofton gazeta-shqip.

The Amazing Spider Man, 2012

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme