Reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Mc Kresha, kurorëzoi me martesë dashurinë me partneren e tij, Erzinën. Ceremonia e dasmës së tyre u bë kryefjala e mediave dhe në rrjet po qarkullon lajmi se Kresha po pret të bëhet baba, pasi Erzina është në muajin e katërt të pritjes së ëmbël.
Mirëpo, me siguri ju kujtohet se para këtyre, disa vite më parë, reperi ishte në një lidhje me këngëtaren Rozana Radi. Madje, ata e pranuan publikisht romancën e tyre gjatë “Këngës Magjike”, teksa konkurronin së bashku me këngën “Jaba daba du”.
Pas ndarjes me Kreshën, Rozana nisi një lidhje të re me oficerin e Policisë Gjyqësore të Tiranës, Shpëtim Karakushin. Vazhdimisht nëpër intervista ajo ka treguar se ka gjetur dashurinë dhe është shumë e lumtur me partnerin e saj, por duket se ka dashur ta japë edhe njëherë këtë mesazh pas dasmës së reperit.
Ajo ka publikuar në InstaStory një foto të sajën, hashtag-u i së cilës na tërhoqi vëmendjen. “Çmendurisht në dashuri”- shkruan Rozana krahas fotos, ndërsa ne po mendojmë se mund të jetë një mesazh, i cili vjen pikërisht një ditë pas dasmës.
Mesa duket, Rozana kërkon të tregojë se është shumë e lumtur dhe nuk i intereson se ç’bëhet me të shkuarën e saj. Ose, kjo mund të jetë thjesht një rastësi, gjykojeni vetë!.lexo/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...