Fifi: Ti shkëlqen ndryshe kur je me të vërtet e lumtur

18:18 | 3 Janar 2022
KRG

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, gjatë vitit që lamë pas ka qenë ndër yjet më të komentuar në showbizin shqiptar.

Kjo pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP, që e riktheu në qendër të vëmendjes për çdo lëvizje që ka bërë.

Ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, ndërsa shpesh publikon imazhe e video të ndryshme me fansat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

E njëjta këtë herë ka shpërndarë një tjetër imazh në Instagram, nëpërmjet të cilit thotë: “Ti shkëlqen ndryshe kur je me të vërtet e lumtur”.

Përkundër sfidave që ka hasur në vitin e kaluar, ajo duket se e ka marrë veten dhe se po ndihet e lumtur.

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë nga miqtë e ndjekësit, meqenëse ndiqet nga më shumë se 700 mijë njerëz.

Filloreta (emri i plotë) vitin e kaluar korri suksese të mëdha edhe në muzikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme