Google ADS

Fifi reagon e revoltuar pasi u aludua se ishte ndarë nga Adis Patushi

00:28 | 19 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Fifi, dhe Adis Patusi kanë qenë mjaft të përfolur në media që kur zbuluan publikisht me romancën e tyre

Së fundmi këngëtarja u përfol se mes saj dhe Adisit mund të ketë pasur një krizë në marrëdhënien e tyre pasi shkak u bë postimi i papritur i këngëtares ku shprehej:

“Kjo pra na qenka dashuria, të kesh dikë që të pret, dikush që nuk dorëzohet në ty, dikush që nuk largohet pas disa gabimeve, dikush që të do sado që ta largosh. Por ky person sot shumë rrallë ekziston”- thuhet në postim, në të cilin Fifi shton: “Shumë rrallë e ndoshta dhe hiç (fare)”

Mirëpo pas aludimeve se çifti nuk po shkojnë mirë, ka ardhur menjëherë dhe deklarata e Fifit e cila i ka mohuar të gjitha thashethemet se janë në një krizë apo i kanë dhënë fund lidhjes. Këngëtarja reagoi e revoltuar teksa shprehej se gjërat që po përfliten për ta janë shpifje dhe duhet ndaluar së cilësuari Adisin si ish-bashkëshorti i Adrola Dushit.

“Dhe ja pra miq kjo eshte Shqiperia.… nje dite shpifet qe nese nje qift poston me shume se sa qe duhet thuhet.” s’”jane te lumtur ” diten tjeter shpifet “ge je nda sepse nuk ke postu foto qift” juve s’ ju bje njeri ne fije… dhe nese mendoni qe keni info te sakta rreth jetes tem personale jeni totally ËRONG! Ju kam dhan ma shume info se sa qe duhet per Fifin mbase ka ardh momenti me ju shmang pak qe te jem dhe une e lumtur se pastaj vjen shpifja tjeter ” FIFI DRAMA QUEEN, VETEM HIPERBOLIZON, VETEM BEN SKENA.

Ben gjithcka vetem te jete ne qender te vemendjes!!Media te dashura se kuptoj pse vazhdoni ta perdorni personin e 3. te kur flitet per mu dhe te dashurin tim… pse ne cdo lajm duhet te jete i tagguar dhe personi tjeter. .. pse duhet ne do lajm te permendet @adispatushi si ish bashkeshorti pales tjeter besoj pas disa kohesh do kete titull’” FIFI BEN DASEM ME ISHBASHKESHORTIN E….STOPIT! Just STOP IT!

Dhe Ju lutem kujdes se jeni tu shqetesu dy familje se mu me eshte djeg lekura u mesova tashme me mashtrime mediatike per me shit lajm e me ngjall panik per interesa personale te s’di kuj!”– shkroi artistja.

Gjithashtu për të hedhur poshtë të gjitha fjalët, erdhi dhe ‘reagimi’ i Adisit i cili publikoi një imazh në Instagram ku shihet pranë artistes, një foto e shkrepur ku çifti duket se janë duke kërcyer dhe kënduar njëri-tjetrit.

“Une veç kom me i knu dashnise per ty! @fifi.official.fr”- shkroi ai krahas fotos.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme