Fifi gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
E gjitha pas një debati që u bë të martën, në të cilin ishte e përfshirë së bashku me opinionisten Balina Bodinaku, shkruan portali arbresh.info
Pas alivanosjes së mbrëmshme Fifi po mundohet të tejkalojë situatën dhe po merret me veten pak më shumë.
Ajo ka vendosur të rri vetëm për një moment dhe t’i shkruajë një letër vetes.
Letrën e ka filluar me fjalin ‘E dashur Fifi’, dhe më pas i ka dhënë vetes shumë pikëpyetje që po e mundojnë.
“E dashur Fifi
Uroj të të gjej mirë kjo letër.
Kam diçka shumë të rëndësishme me të thanë.
A ke mendu ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë?
A ke mendu ndonjëherë të mos i marrësh gjërat aq për zemër?
A ke mendu ndonjëherë me e kuptu që jo çdo kush do bëhet njish me atë që ti përcepton?
A ke mendu ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve?
A ke mendu ndonjëherë të vlerësosh veten më shumë?
A ke mendu ndonjëherë për atë çfarë duan të tjerët ti të jesh?
A ke mendu ndonjëherë që jo të gjithë do të të respektojnë?”.
Përndryshe, ngjarja e ndodhur shkaktoi reagime të shumta, disa prej të cilëve e përkrahën këngëtaren e kishte edhe shumë të tjerë që nuk u pajtuan me të. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...