Këtë punën që thonë se “po bëre mirë gjen mirë”, nuk e besonim fort derisa Fifi i doli në mbrojtje Tayna-s pasi kjo e fundit publikoi bamirësinë e saj.
Fifi, e cila më parë ka patur komente jo fort pozitive për kolegen e saj repere, foli hapur kundër komentit të Olti Currit i cili e konsideroi bamirësinë e Tayna-s të lirë, “50 euro”.
“Desha s’desha unë”, e nis Fifi, “Kjo çika është influencer. 10 veta më shumë me dalë si kjo bota bëhet më e mirë.”
Dje, Olti Curri doli hapur kundra Tayna-s, pak pasi kjo publikoi në Instagram foton me ndihmat që po shpërndante për njerëzit në nevojë.
“O Tayna na i solle zorrët në fyt që publikon këto “bamirësitë”. Për 50 euro pazar shkon bën story tjetra, kujton se do t’i japin titullin shenjtore.”
Këtu, Fifi iu kundërpërgjigj duke thënë se ndërsa Tayna dhuron 50 euro, Olti Curri rri dhe e shikon.
“Pastaj, se 5 euro se 50 euro… Kjo ka bo diçka, bile ti rrin e flet”
Kujtojmë se Fifi dhe Tayna nuk i kanë patur marrëdhëniet në terma miqësore.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...