Fifi ishte një ndër personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother.
Kjo jo vetëm për karakterin e saj, por gjithashtu dhe për problemet emocionale të cilat pasuan me daljen e saj nga shtëpia. Gjatë kohës që qëndroi brenda shtëpisë së famshme, këngëtarja shkroi këngën “Diell” që u kthye në një hit.
Së fundmi, në një koncert të mbajtur për Krishtlindje, ajo u përlot teksa foli për këtë këngë që shkroi brenda BB. “Është një këngë që e kam shkruar kur unë jam ndjerë njeriu më i copëtuar në jetë. Një këngë që kam shkruar kur kam qenë shumë e thyer. Edhe shumë e lënduar.
Edhe kam menduar që më kanë braktisur të gjithë. Kam menduar se kur të dalë nga kjo shtëpi nuk ka për të më pritur askush. Nuk e di pse e kam menduar.” tha Fifi./Dritare.net
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...