Google ADS

Fifi dhe Xhuli kundër njëra tjetrës: Nuk i dhe këmbëve por gojës

09:12 | 14 Dhjetor 2023
K.B

Një dramë e re ka nisur në estradën tonë.

Kësaj here mes Fifit dhe Xhulit, mes vajzave ka plasur një “sherr”.

E ftuar në një emision, si ish konkurrente e DWTS, Xhuli i shpreh se fitoren nuk do ta marr dikush që e meriton.

Sipas saj atë do e fitojë Fifi përshkak të historisë që ka me Top Chanel-in.

“Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton”, u shpreh Xhuli duke shtuar: “Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe Top Channel-in dhe e kaluara e secilës palë”, u shpreh ish-konkurrentja, duke shtuar se do të ishte e lumtur kushdo që e fiton.

Ani pse para nisjes së emisionit, Xhuli ishte shprehur se do të ishte shumë e lumtur nëse e fiton Fifi, se është shoqja e saj dhe se vjen nga Kosova.

Por sipas asaj që shihet, gjërat kanë ndryshuar rrugës.

Por nuk ka shkuar shumë dhe Fifi i ka reaguar Xhulit për deklaratën.

Në reagimin e gjatë të Fifit, artistja shkruan se nuk është Fifi ajo që e ka larguar Xhulin nga gara, por vetë vetja e saj.
Pasi sipas Fifit, Xhuli nuk i dha këmbëve por gojës, dhe se e ka fyer jurinë.

“E dashur Xhuliana Nura nuk të hoqa unë nga DWTS, as Arnita as Atalanta, as Engji as Irgeni as Eni e as Sardi. Nga DWTS hoqe vetën pikërisht se nuk i dhe këmbëve po gojës. Po të lutem e dashur mos ma njollos punën që jam tu e bo, sakrificën dhe përkushtimin ndaj këtij spektakli dhe jo vetëm mua
Më duket se je e paqartë me formatin e DWTS.  Aty voton një juri profesioniste- që ti e fyeve.

Dhe një publik që unë e kam bër për vete për vite të tëra në skenë me artin dhe punën time Është një produksion që të ruajti shumë dhe nuk të nxori mbrapa skenat tua të cilat ti i di shumë mirë”, shkruan Fifi në reagimin e saj, përcjell Arbresh.info

 

Kurse sa i përket historisë së Fifit me Top Chanel, ajo shkruan se nuk ka të bëj asgjë me të, nëse e fitoj, do e fiton sepse sipas saj e meriton.

“Po fitova do fitojë se punova shumë fort dhe e kam një publik që po kënaqen me mua jo sepse kam një histori me Top Chanel dhe duhet me ma dhanë se nuk e meritoj unë po dikush tjetër. Nuk jam rasti unë shoqe”, shkruan Fifi.

Mbetet për tu parë se si do të shkojnë gjërat mes ish mikeshave dhe tani rivaleve./Arbresh.info/

Më 2 dhjetor Xhuli e përmbylli rrugëtimin e saj në Dancing With The Stars.

Pas një përballje me Irgen Çelën, juria vendosi që ai ta vazhdonte garën, duke e eleminuar kështu ish konkurrenten e Big Brother Vip Albania.

Por kjo nuk është e tëra.

Xhuli pas daljes tha se ishte e zhgënjyer me vendimin e jurisë dhe nuk i ka kursyer komentet për kryetarin e jurisë, Ilir Shaqiri.

E ftuar në “Pardon my french”, ajo u shpreh:

“Të gjithë janë zhgënjyer nga dalja jonë, por fatkeqësisht kështu deshi juria. Kam qenë shumë e zhgënjyer dhe e shokuar këto tre-katër ditë. Nuk e prisja fare. Normal sepse unë kisha ardhur për të fituar”.

E ftuar në “DWTS Fan Club”, Xhuli u shpreh e shokuar nga juria dhe pretendoi se Ilir Shaqiri “fliste me negativitet” për mënyrën si kërcente ajo. E pyetur në

“Pardon my french” nëse ishte penduar për këto deklarata, ajo tha:

“Jo, asnjëherë! Unë jam një person që kur e flas diçka, i rri mbrapa dhe nuk e them pa patur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me ‘sex jokes’ [shaka seksiste] që bën ai”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme