Fifi dhe Remzie Osmani po sjellin një duet

22:31 | 28 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Një bashkëpunim interesant po vjen në muzikën tonë.

Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi-Fifi, ka konfirmuar se do të sjellë një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren e muzikës popullore, Remzie Osmanin.

“I kam dy bashkëpunime, njërin nuk e tregoj derisa të publikohet, ndërsa bashkëpunimi tjetër është me Remzie Osmanin”, ka thënë Fifi në emisionin “Shiko kush Luan”.

Fifi ka bërë të ditur se kënga do të publikohet në muajin dhjetor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme