Pasi deklaroi se nuk e shihte më shumë sesa si motër, Fifi kërkoi nga Graniti një sqarim përfundimtar.
Ajo e vuri ish-futbollistin përballë dy zgjedhjeve të vështira, nëse do të donte që mes tyre të vijonte miqësia apo të shkëpusnin tërësisht komunikimin mes tyre. Kushti i vetëm që Fifi kishte ishte që nga ai të kishte një rrëfim të sinqertë për arsyet e refuzimit që ai deklaroi një natë më parë.
Graniti shprehu se nuk ishte as koha dhe as vendi për ta bërë një rrëfim të tillë, megjithatë tregoi se takimi mes Borës dhe Donaldit i kujtoi të kaluarën e tij. Të njëjtën gjë shprehu edhe Fifi teksa pranoi për herë të parë se as ajo nuk do të donte një lidhje romantike mes saj dhe Granitit.
“Kuptova që thjesht të pëlqej, nuk dua të kem një lidhje me ty. Nëse do doja të të puthja do ta bëja. Kur të thash që s’të dua si vëlla, ta thash për arsyen se kam persona të tjerë më të rëndësishëm jashtë që i quaj vëllezër“,- tha Fifi.
Këngëtarja shtoi se e ka ditur që në fillim se mes saj dhe Granitit nuk do të kishte asgjë më shumë sesa miqësore.
Peci: Digjitalizimi do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...