Festa madhështore e Kylie Jenner për ditëlindjen e 25-të

09:19 | 11 Gusht 2022
A. B.

Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner, dje festoi ditëlindjen e 25-të.

Me rastin e ditëlindjes, ylli Kardashian/Jenner organizoi një festë magjike, shkruan arbresh.info

Nga pamjet e publikuara në Instagram, shihet se aty nuk ka munguar as hedhja e fishekzjarrëve.

“25” shkroi në përshkrim, ku duket mjaftë e lumtur për çdo gjë që ka arritur për moshën që ka.

Kujtojmë se, Kylie Jenner është një nga femrat më të fuqishme në botë, ajo u bë influencuesja e parë që grumbulloi më shumë se 300 milionë ndjekës në fillim të këtij viti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme