Fero zbulon se gruaja ia falë pesë vaktet, Arbenita i reagon ashpër

13:01 | 11 Prill 2023
A. B.

Reperi, Fero dhe gruja e tij Arbenita kanë realizuar një lidhje direkte në TikTok.

E teksa u janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme lidhur me jetën e tyre private, mes të tjerash Fero ka zbuluar një sekret në lidhje me Arbenitën.

Fero zbuloi se Arbenita është një myslimane e devotshme që i falë pesë vaktet.

Bukuroshja ndërhyri duke i bërë vërejtje që të mos i tregojë gjërat e saj personale.

“Mos mi trego gjërat e mia se nuk kam qejf”, dëgjohet modelja duke thënë.

Kujtojmë se, Arbenita dhe Fero ka kohë që janë të martuar dhe janë prindër të një vajze të quajtur, Nina. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme