Fero publikon klipin e këngës “Jom rrit”

10:47 | 25 Tetor 2019
A. B.

Reperi i famshëm Fero mbrëmë pas mesnate ka publikuar këngë më të re, “Jom rrit”.

Kënga  është realizim i producentit Lucry dhe ka ardhur e kompletuar nga ana vizuale, me regji të Ergen Isici, shkruan portali arbresh.info

Kjo është kënga e parë e Feros prej largimit nga ‘On Records’, ndërsa vjen që nga zhvendosja e tij në Gjermani, teksa ka hapur grupin e ri “Skuadra Fero” bashkë me Avni Halimin.

Projekti i ri muzikor e sjell Feron në një version dhe ritëm më ndryshe nga që jemi mësuar ta dëgjojmë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme