Fero po vjen me album të ri

22:05 | 31 Gusht 2020
Arbresh.info

Reperi ka zbuluar titullin e albumit të ri.

Fero nuk ka ende një vit prej kur ka publikuar albumin e tij të parë profesional, por duket se reperi ka gati të dytin me radhë.

Ai ka gëzuar jashtë mase fansat e tij me postimin e bërë së fundmi në Instagram, ku zbuloi titullin e albumit të ri duke bërë me dije se është një hap më afër realizimit.

‘GOAT’ që në shqip i bie ‘Më i miri i të gjitha kohërave’ do të mbaj titullin album i ri Feros, lansimi i të cilit pritet të bëhet brenda pak muajve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme