Fero: Në atë zemër që hyn Islami nuk ka vend e keqja

18:57 | 29 Gusht 2023
K.B

Pak ditë pasi dha lajmin për largimin nga muzika, ish reperi i njohur Fero duket se është i lumtur me rrugën që e ka zgjedhur.

Në Instagramin e tij tanimë janë vetëm dy fotografi, njëra është kur lajmëroi largimin nga muzika dhe në një tjetër që e ka ndarë sot ka shkruar se në një zemër që hyn Islami nuk ka vend për mërzi.

“Në at zemër që hyn Imani ose Islami, aty nuk ka vend e keqja ose mërzia”, ka shkruar ai krahas fotografisë.

Kujtojmë se ky vendim i Feros erdhi pas lirimit nga burgu, i cili u dyshua për dhunë fizike ndaj gruas së tij, modeles Arbenita Ismalji./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme