Fero merr vendimin e papritur lidhur me karrierën e tij

15:31 | 24 Mars 2022
A. B.

Kudo ku shfaqet Fero ka zhurmë. Së fudnmi, reperi i njohur, ka bërë lëvizjen e radhës.

Në Gusht të vitit 2019 Fero u largua nga “On Records”, labeli ku nisi karrierën e tij. Ai tregoi se kontrata kishte përfunduar.

Mirëpo, mesa duket largimi i reperit nuk ka qenë përfundimtar, pasi ai është rikthyer. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e “On Records” në rrjete sociale.

“Mirë se vjen në On Records Fero”, shkruhet krah fotos së reperit me menaxherët.

Nuk dihet rrethanat që e detyruan Feron të merrte këtë vendim, por ndoshta ai ka në plan projekte të mëdha, të cilat fansat mezi i presin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ON RECORDS (@onrecordsofficial)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme