Hip hop ylli i ri, Fero, ka publikuar një video në rrjetin social Instagram pak orë pas incidentit.
Fero nuk ishte i vetmuar, por i shoqëruar nga Zzap, sipas një deklarate tjetër të menaxherit Met Elshani për mediat shqiptare.
Dhe, pikërisht Fero ishte ai që publikoi foto me Zzapin në Instagram pas mesnatës, por pa përmendur se ai është sulmuar.
Fero nuk pranon në këtë postim të jetë sulmuar, ndonëse është vërshuar nga komentet e fansave duke e pyetur e disa të tjerë duke u tallur për sulmin ndaj tij.
“Live studio vendi i parë po vjen kena me ja u djeg krejt vendin”, u shpreh Fero në këtë postim që është bërë pak kohë pasi ai u sulmua në Prishtinë nga katër persona.
https://www.instagram.com/p/BgkSRzZAUw4/?taken-by=ferofera
Megjithatë, pak orë pasi ndodhi incidenti Fero ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet para menaxherit të tij Met Elshani.
Ai thotë se rasti i raportuar është i vërtetë, por ai asnjë grusht se ka pësuar, teksa pranon se ishin gjashtë persona dhe është kërcënuar me armë.
“Fero ka me vazhdu me mbet ‘gang gang’. Fero nuk ndalet, duhet bomba nukleare për me e ndalë Feron”, ka deklaruar reperi duke shtuar se ai po të kishte pasur armë do të shkrepte dhe nuk do të kërcënonte siç i kanë bërë atij.
Fero arriti të rrëmbejë vëmendjen e tij me deklaratat kontraverse, duke tallur gjithë skenën e hip hopit./Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BglRNbbgCfX/?taken-by=ferofera
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...