Google ADS

Fero dhe Zapp publikojnë këngën “Momo”

18:33 | 17 Maj 2019
A. B.

Reperi nga Gjilani, Fero, ka publikuar projektin e ri muzikor, në të cilin ka bashkëpunuar me producentin e tij, Zapp.

“Momo”, titullohet kënga e dyshes së njohur të cilën e kanë realizuar edhe me videoklip, shkruan portali arbresh.info.

Kjo është hera e parë që dyshja kanë bashkuar forcat për një këngë të re, ndërsa Zapp para një muaji bëri debutimin e tij në muzikë si këngëtar me projektin “Gasolina”.

Nga ana tjetër, Fero përveç projekteve muzikore kohëve të fundit është komentuar edhe për lidhjen me modelen shqiptare, Arbenita Ismajli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme