Google ADS

Ferhat rikthehet në ekran, ja ndryshimi i madh që ka bërë në pamje

00:18 | 19 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Një serial i ri do të rikthejë në ekran së shpejti Ferhatin e “Dashuri Bardh e Zi”. Superproduksioni i kompanisë TMC sjell sëbashku aktorët e mirënjohur turq Ibrahim Çelikkol, Kerem Bursin, Ozge Gurel dhe Oyku Karayel.

Seriali titullohet “Dyshja e Mrekullueshme” dhe do të nisë transmetimin premierë së shpejti në Kanal D.

Pasi traileri i serialit u pëlqye shumë, media ka publikuar edhe fotot e para nga sheshi i xhirimeve. Çelikkol dhe Bursin, dy ndër aktorët turq me fizikun më të mirë, premtojnë skena plot aksion në serialin e ri ku nuk do të mbesë pas as tema e dashurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=gz0gLBIAvrk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme