Këngëtarja shqiptare, Tuna së fundmi ka bërë bujë me një postim në llogarinë e saj të Instagramit.
Tuna, emri i vërtetë i të cilës është Altuna Sejdi, ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të njërit nga djemtë e vet që po merrte trajtim mjekësor, situatë që ajo e ka lidhur me “mungesën e prezencës së babait”.
“Një baba i papërgjegjshëm ngjitet maleve, përderisa fëmija i tij është i hospitalizuar”, ka shkruar Tuna në një imazh, ku shihet dora e djalit të tyre, dhe jo vetëm.
Tuna duket t’i ketë kushtuar edhe një thënie tjetër thumbuese baballarëve që nuk kujdesen për fëmijët e tyre.
“Çdo kush mund të ketë fëmijë dhe ta thërras veten e tij ‘prind’. Por, prind i vërtetë është dikush që e pozicionon të parin fëmijën, para kërkesave vetjake dhe dëshirave të tij”, thuhej në imazhin e postuar.
Ylli i hitit “Fenix” nuk e ka etiketuar Patris Berishën në postimet e saj, por ajo që dihet është fakti se Tuna, të dy fëmijët e saj i gëzon nga romanca me të.
A ishin këto postime pikante të dedikuara për Patrisin, ose jo – gjykojeni ju!
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...