Aktori dhe këngëtari Fatos Kryeziu ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Top Show Magazine” së bashku me pjesëtarët tjerë të orkestrës “2 korriku”.
Ata kanë folur gjerë e gjatë rreth projektit të tyre më të ri, duke ironizuar edhe me faktin se kanë punuar një klip të kushtueshëm deri në shifra marramendëse.
Sigurisht që kjo është bërë vetëm për shaka, pasi njëherësh pjesëtarët e grupit njihen edhe si aktorë të humorit.
Ndryshe, ata iu nënshtruan edhe një pyetje nga gazetari Ervin Kurti, i vili pyeti ata: A ju marrin seriozisht bashkëshortet kur ju u thoni “Të Dua”?
Përgjigja e aktorit Fatos Kryeziu ishte e befasishme, pasi ai tha se gruaja e tij i kundërpërgjigjet, duke i thënë “Mos ha m…”.
Në momentin që kryeziu lëshoi këtë deklaratë, të gjithë në studio filluan të qeshin me të madhe.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...