Këngëtarja e njohur Shkenda Dubova ka festuar mbrëmë (e hënë) ditëlindjen e saj të 32-të në një festë private mes miqsh dhe kolegëve.
Në këtë ndejë nuk munguan edhe shumë prej fytyrave publike nga fusha e artit, muzikës dhe televizionit.
Aktorët Fatos Kryeziu dhe Ylber Bardhi kanë qenë gjithashtu mysafirë specialë të këngëtares, të cilët mesa duket në një moment shfrenimi, kanë bërë një gjest të pazakonshëm.
Ata kanë puthur njëri-tjetrin në buzë, gjersa janë xhiruar me telefon nga moderatori i njohur kosovar Labi.
Videoja e cila shfaq puthjen mes aktorëve, e publikuar tashmë edhe në rrjetet sociale, nuk ka ngjallur reagime edhe aq të mira nga fansat.
Përderisa Ylberi dhe Fatosi janë të artistë, një puthje skenike mbase do të mund t’i “arsyetonte” te publiku, por e kundërta mund të ndodh në rastin konkret, kur ata shkëmbejnë puthje për qejf.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...