Në Parlamentin e Kosovës është shkaktuar një rrëmujë e madhe në seancën e jashtëzakonshme për votimin e Demarkacionit.
Ende është e paqartë se çfarë do të ndodhë, megjithatë të gjithë shqiptarët e Kosovës janë në pritje të një zhvillimi.
Komente e kritika rreth ngjarjeve të sotme ka vazhdimisht edhe në rrjetet sociale, përfshirë këtu edhe fytyrat publike.
Aktori Fatmir Spahiu ka qenë ai i cili ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet me një statujë të kullës “Eiffel” në dorë.
Në mbishkrimin e fotografisë, ai me thumbim shkruan se do i bëjë vizitë Parisit, pas kalimit të demarkacionit.“Vizite Parisit të bukur pas votimit të demarkacionit qe bëtë sot! Ju falemnderit!”, kanë qenë fjalët e aktorit.
Ndryshe, Spahiu është i njohur për rolin e tij si ‘Oki’ në serialin vendor “Kafeneja jonë”, ndërsa është edhe autor i programit “Natën me Fatmir Spahiun”./Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BglrI3xDYNL/?taken-by=fatmirspahiu
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...