Aktori Fatmir Spahiu, i njohur për karakterin e tij të Bufit në “Kafeneja jonë” ka marrë një ftesë për në Hagë
Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se është ftuar për në festivalin e filmit “Eastern Neighbours Film Festival”
Filmi që është ftuar në këtë festival quhet “Cold November” (Nëntori i ftohtë), ku Spahiu luan njërin prej roleve kryesore.
“Miq, dua të ju njoftoj që këto ditë jam ftuar për në Hagë. Festivali në të cilin do të marrim pjesë është i një rëndësie të veçantë. Eastern Neighbours Film Festival. Cold November / Nëntor i ftohtë do të shfaqet në mes datave 6-10 nëntor 2019 në njërën prej sallave me të veçanta të Hagës! Për datën e saktë ju njoftoj me kohë! Mirupafshim!”, ka shkruar aktori
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin