Moderatorja simpatike, Fatma Methasani ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites në Top Channel, “Ftesë në 5”.
Lidhja e saj me kuzhinierin, Alfio Rrotani u bë publike vetëm pak kohë më parë, por ajo që nuk dinim ishte se çifti ka më shumë kohë së bashku, nga sa mund të kishim menduar.
Ajo ka folur për herë të parë publikisht për lidhjen e dashurisë me Alfion, ndërsa moderatorja e programit, Bieta Sulo i ka treguar një insert, ku Fatma e kishte mohuar të ishte në një lidhje.
Por, ajo është justifikuar duke u shprehur nuk e ka pranuar publikisht, pasi ka dashur që lidhjen ta shijonin larg vëmendjes së medias. Po ashtu, moderatorja është shprehur se në muajin nëntor, ata festojnë 2-vjetorin e lidhjes. Kaq shumë kohë dhe ne nuk paskemi ditur asgjë!/Revista Class
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...