Blogerja shqiptare Armina Mevlani ka lënduar këmbën menjëherë pas festës së Shën Valentinin.
Ajo për 5 ditë me radhë e ka këmbën e lënduar dhe e ka ndarë me ndjekësit e saj këtë gjë, shkruan arbresh.info.
“Kjo eshte gjendje ime prej 5 ditesh qe me ka bere deri diku inaktive. Ndonjehere e ngarkojme veten me shume pune apo strese ditore pa kuptuar se sa i rendesishem eshte shendeti! Fraktura ne kembe do me zgjase 1 muaj e dy jave ne veshtiresi per te ecur dhe ku me ndodhi fiks nje dite pas Shen Valentinit dhe jo duke bere seancen e perhershme te joges apo palestres por duke ecur thjeshte ne rruge. Nuk do ta kem te mundur pjesmarrjen ne shume aktivitete , ashtu sikurse as ne javen e modes e cila eshte pjese e punes sime ne blogg , por jam duke e pare pozitivisht si nje pushim (edhe pse ne dyqan do vazhdoj te jem e pranishme) nga udhetimet per pune. Gjithmone kur dicka e tille ndodh themi “syri i keq” por realisht duhet te jemi falenderues Zotit qe na jep shendet, te tilla gjera jane te parendesishme kur mendoj se ka shume njerez te cilet vuajne nga semundje shume te renda!Amin”, ka shkruar Armina në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook./Arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek