Fatjoni ka shkëputur çdo kontakt me Andin, pas largimit nga “Përputhen”.
Dy prej konkurrentëve më të përfolur në “Përputhen” kanë qenë Fatjoni dhe Andi.
Tashmë të dy kanë dalë nga programi dhe duket se pas largimit i kanë vendosur “vijën e kuqe” njëri-tjetrit.
Në rrjete sociale, ndjekësit e pyetën Fatjonin se çfarë raporti ka me Andin, ndërsa ai nuk hezitoi të përgjigjej shkurt.
“Shumë pyetje të tilla. Nuk kam asnjë kontakt, nuk flas”, është përgjigjur ai.
Ndjekësit supozojnë se e gjithë kjo erdhi pas dyshimeve që Fatjoni kishte rreth Melisës gjoja për një lidhje me një nga konkurrentët në “Përputhen”, e që emri më i përfolur ishte i Andit. /Lajmi.net/
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë