Google ADS

‘Fast and Furious 9’ do të shtyhet deri në vitin 2021 për shkak të pandemisë koronavirus

12:27 | 17 Mars 2020
Arbresh Info

Filmi i nëntë “Fast and Furious” është shtyrë përsëri nga maji i këtij viti për në 2 Prill 2021.

Për shkak të përhapjes së vrullshme të virusit COVID-19 si edhe shumë filma tjerë, ‘Fast&Furious 9’ është shtyrë për një vit, shkruan Businessinisder.

Filmi kishte cak 22 majin e këtij viti për ta bërë premierën nëpër kinema, por përhapja e virusit ka shtyrë premierën për 2 prill të vitit 2021, vit ky i planifikuar për ‘F10’.

Protagonistët kryesorë në këtë film vazhdojnë të jenë aktorët që kanë luajtur qysh nga fillimi, Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Ludacris etj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme