Këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma, ka mbajtur dje (e hënë) koncert në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Ai ka mahitur publikun me interpretimin e repertoarit të tij, shumica prej të cilëve përfshijnë këngë hite të tregut botëror.
Gjatë interpretimit, Malumës i ka bërë vaki diçka shumë qesharake, pasi një fanse ka hedhur reçipetat e saj në drejtim të tij, në skenë.
Teksa po këndonte, këngëtari kolumbian ka parë reçipetat në skenë dhe i ka marrë ato, për t’i vendosur më pas si me shaka në shkopin e mikrofonit.
Me të bërë këtë gjest, publiku i pranishëm ka “shpërthyer” në ovacione, duke duartrokitur dhe qeshur me këtë ndodhi.
Vet Maluma ndërkohë publikoi disa imazhe në rrjetet sociale, duke treguar se është ndarë i kënaqur nga koncerti i mbajtur në kryeqytetin shqiptar.
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin