Ajo s’ka dyshim se është një prej vajzave më të pëlqyera shqiptare, shkruan GazetaBlic.
E tash, këngëtarja Dafina Zeqiri kohët e fundit përpos me muzikë e imazhe, ka nisur të marrë vëmendje mediatike edhe me komentet e shumta e replikat që bënë në llogarinë e saj në “Instagram’.
Ajo pavarësisht se ka një numër rekord ndjekësish, mbi 800 mijë sosh, gjen kohë t’i lexojë komentet e shumë ndjekësve e nuk heziton të iu kthej edhe përgjigje që nganjëherë janë me të vërtetë epike.
Ishte rasti me një person të quajtur “Hamdi” i cili i pat komentuar Dafinës “Paske lshu bark zojo” e komenti i saj ishte aq qesharak sa u bë viral brenda 24-orëve. Dafina i ishte kundërpërgjigjur këtij personi duke i shkruar se është më mirë të lëshonte bark, sesa ta kishte emrin Hamdi.
E sonte na ka rënë në sy një replikë tjetër e këngëtares. Asaj i ka komentuar një ndjekës në “Instagram” ku i ka shkruar se ka qenë vajzë e mirë por që tash ka ndërruar.
“Qik e mire je kon, tash s’ka met djal pa t’zon” është komenti i fansit në drejtim të Dafinës e cila nuk e ka vonuar replikën duke i shkruar “Ma sa zemrën ma ndave në dy pjesë, virgjine jom pasha ty” ka qenë replika e pike e këngëtares.
Kujtojmë që Dafina Zeqiri ka kohë që gjendet në Amerikë atje ku po mundohet të depërtojë në tregun botëror.
Kënga e saj e fundit mban titullin “Ti e din” dhe ka vetëm 1.1 milionë shikime në YouTube.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...