Miljarderja më e re në botë, Kylie Jenner u kritikua nga komentuesit për aftësitë e dobëta në prerjen e tortës.
Ajo u quajt ‘psikopate’ nga fansat, pasi preu një fetë të pabarabartë të tortës në Ditën e Nënës, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info
Kylie vetëm qeshi me ato kritika të dielën, 22-vjeçarja iu përgjigj kritikëve të saj duke prerë për vete një fetë në formën e një rrethi.
Duke mos u përmbajtur, ajo shkroi: “Njerëzit ishin shumë të shqetësuar për mënyrën se si e preva tortën time, kështu që kjo është për ata njerëz”.
Ajo ndau me ndjekësit një video, duke prerë tortën në formën e çuditshme dhe duke i shërbyer vetes një fetë e pazakontë.
Drama filloi e gjitha në Ditën e Nënës, pasi Kylie u ofendua nga ndjekësit për mënyrën se si e preu tortën në formë trekëndëshi, tortë të cilën e mori në Ditën e Nënës.
Një komentues në Twitter thotë se mënyra se si Kylie e bën prerjen e tortës më streson, e një tjetër i drejtohet “Nuk është kjo mënyra e duhur për të prerë tortën”. /arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...