Fansat e Mbretërisë mendojnë se Meghan Markle do të lind para kohe

22:13 | 23 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Fansat e familjes Mbretërore në Britani të Madhe po spekulojnë se Meghan Markle do të lind para kohe.

Këto spekulime erdhën pasi Dukesha u shfaq me një fustan bojë qielli, ku edhe shihej barku i saj i rrumbullakosur, transmeton portali arbresh.info

Dukesha dukej mahnitëse gjatë darkës shtetëore në Fixhi.

Për fustanin e saj është kujdesur disajnerja gjermane që jeton në Lonër, Daniela Karmuts dhe në formë shumë të mirë, ajo ia doli të shfaq barkun e saj.

Njoftimi i shtatzënise u bë nga Kensington Palace në rrjetet sociale dhe thuhej se çifti do të priste një fëmijë në pranverën e vitit 2019.

Disa tifozë madje mendojnë se Meghan dhe Harry mund të bëhen prindër të binjakëve dhe e tërë kjo vjen për shkak të madhësisë së barkut së saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme