Ajo është një ndër vajzat më të ndjekura në “Instagram”.
E komentuar për jetën që bën, lookun që e ndryshon herë pas here, trupin, por edhe për detaje të jetës private, por Morena Tarakun këtë herë fansat e kanë acaruar keq.
Siç dihet, këngëtarja ka vetëm njërin nga prindërit, babain, ndërsa nënën e ka humbur. Megjithatë ajo shpeshhere poston dedikime të ndjera për të. Mirëpo duket se jo të gjithë janë të informuar për këtë detaj.
Mbrëmjen e sotme Morena ka marrë mesazhe nga ndjekësit, të cilët e pyesnin se pse ajo nuk e publikonte asnjëherë nënën e saj, dhe nëse Morena e donte apo jo atë. “Rregullo ndjenjat njerëzore, pastaj mëso kulturë, pastaj hap ‘Instagram’ dhe pas ca vitesh krijo pyetje.”- i përgjigjet ajo mesazhit me një postim në Instastory.
“Mua botokset më bënë të bukur e nuk dua t’a shfaq nënën time. Njerëz idjotë.”- revoltohet Morena.
Me pas këngëtarja ka publikuar një foto të nënës së saj në të cilën ka vizatuar një zemër të kuqe dhe ka shkruar “Nëna ime e bukur”, duke dashur të nënkuptoje se bukuria e saj është gjenetike, si e nënës së saj, dhe nuk vjen nga operacionet plastike.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...