Google ADS

Familjarët nisin peticion për rikthimin e Instagramit të Rina Balajt

11:44 | 20 Nëntor 2019
A. B.

Reperja, Rina Balaj ka prishur marrëveshjen me kompaninë muzikore që e bëri të famshme, ‘On Records’ dhe si rrjedhojë e prishjes së kontratës, asaj i është marrë edhe profili në Instagram, për të cilin kompania thotë se është pronë e tyre.

E tashmë është bërë më shumë se një muaj prej kur Rina është zhdukur nga Instagrami dhe nga të gjitha rrjetet sociale

“T’ia rikthejmë Rinës, Instagramin e vjedhur”, titullohet peticioni i nisur për Rinën.

Kjo faqe tashmë figuron si “Onrecordsofficial”, e përmes një postimi të fundit, motra e Rinës, Rudina ka treguar se kanë nisur peticion për t’ia kthyer Instagramin reperes.

Në shpjegimin e pecitionit janë fjalët “Menaxheri dhe kompania vodhën llogarinë në Instagram nga ish këngëtarja e kompanisëm Rina Balaj dhe ata tani po e përdorin atë si të tyre. Ajo kishte 500 mijë ndjekës dhe numri i ndjekësve ka rënë në në 419 mijë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme