Kiara Tito, ka vendosur që marrë nën kontroll rrjetet sociale të të dashurit të saj.
Këtu përshihej hapja e një llogarie në Instagram në emrin e tij, e vetmja faqe zyrtare.
Në këtë llogari, të cilën ajo më pas e ripostoi edhe në InstaStory, shkruhej nën një foto të Luizit se:
“Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë, ju njoftojmë se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Siç edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, për sa kohë ai është ende brenda në shtëpinë e “Big Brother”, edhe kështu do të ndodhë. Faleminderit për gjithë mbështetjen e treguar deri më tani! Me Luizin fitues!”
Deri këtu çdo gjë duket se po shkon mirë. Por çfarë mendojnë të afërmit e Luizit për këtë? Ishte kunati i këngëtarit, bashkëshorti i motrës së tij, i cili erdhi me një reagim në dukje të çuditshëm. Sokol Tahiri shpërndau një postim në Instagramin e tij ku shkruhej:
“Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë Instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato Instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për Instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me Instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...