Një dasmë nga çifti!
Georgina dhe Cristiano janë në lidhje që nga viti 2016 dhe çifti kanë dy fëmijë së bashku. Sipas The Sun, modelja tregoi se është e martuar me Ronaldon në ‘sytë e Zotit’, por një ditë do të mbajnë dhe ceremoni.
“Cristiano dhe unë jemi të martuar në sytë e Zotit; kjo është gjithçka që ka rëndësi për mua. Megjithatë, një ditë do të pasojë një ceremoni. Jam me fat që mund t’ju tregoj se ëndrrat janë realizuar me të vërtetë. I vlerësoj mundësitë që Zoti më ka dhënë”, tha Georgina, raportojnë mediat e huaja.
Por pse Ronaldo nuk është martuar ende me Rodriguez? Sipas mediave spanjolle, nëna e Ronaldos, Delores Aveiro është pengesa pasi ajo dhe disa anëtarë të tjerë të familjes së tij besojnë se modelja po takohet me kapitenin e Portugalisë për përfitime financiare.
Më tej në raport thuhet se familja e Ronaldos ka kundërshtuar me forcë çdo bisedë për martesë mes tyre.
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin
Fenerbahce e gatshme të paguajë shifrën dyshifrore për trans...
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...