Familja e këngëtarit legjendar, Prince, i cili ndërroi jetë në vitin 2016, si pasojë e mbidozimit me barna kundër dhimbjeve, e ka akuzuar mjekun e tij për mjekim të pasuksesshëm të muzikantit të njohur.
Në bazë të padisë, e cila është dërguar në një gjykatë në Minnesota, mjeku Michael Schulenberg “ka luajtur rol të rëndësishëm në vdekjen e Prince” – raporton ABC.
“Ai (mjeku) nuk ka arritur ta vlerësojë drejt, ta diagnostikojë, ta mjekojë dhe ta mbrojë Princen nga vartësia prej opiateve, dhe më tej nuk ka arritur t’i marrë hapat e duhur dhe të arsyeshëm për ta penguar rezultatin e parashikueshëm fatal nga vartësia”.
“Këto lëshime kanë pasur ndikim të madh në vdekjen e hershme të Prince”, thuhet në akuzën e familjes së këngëtarit.
I akuzuari, doktor Schulenberg, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka vepruar gabimisht në rastin e mjekimit të këngëtarit.
Kujtojmë që Prince vdiq në vitin 2016 në moshë 57-vjeçare nga mbidozimi me barna të fuqishme opioide që jepen kundër dhimbjeve.
Në banesën e tij ishin gjetur qindra barna kundër dhimbjeve, ndaj të cilëve kantautori kishte qenë i varur me vite të tëra.
Familja e muzikantit, emri i vërtetë i të cilit ishte Prince Rogers Nelson, kërkon dëmshpërblim prej më shumë se 50.000 dollarë.
Ndërsa avokati i Schulenbergut ka thënë se do të arrijë ta mbrojë klientin e tij dhe do ta nxjerrë të pafajshëm nga ky rast.
Krahas mjekut, familja e Prince e ka akuzuar edhe spitalin North Memorial Health Care, ku ka punuar mjeku i përmendur.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%