Familja e George Michaelit ka kërkuar nga fansët të heqin gjësendet e homazheve jashtë shtëpive të këngëtarit, raporton BBC.
Ylli i popit u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në breg të lumit në Goring, Oxfordshire, në ditën e Krishtlindjeve në vitin 2016.
Mbështetësit kanë krijuar kopshte përkujtimore jashtë shtëpisë së tij në fshat dhe në Highgate, në veri të Londrës.
Në një deklaratë në faqen zyrtare të internetit, anëtarët e familjes së tij thanë se “nuk do të donin të shqetësonin ose të ndryshonin lagjen e qetë që ai e donte”.
Ata i kërkuan fansave të këngëtarit që të marrin tributë e tyre, të cilat përfshijnë lule dhe fotografi të këngëtarit, në afat deri më 27 maj,transmeton arbresh.info
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit