Ndarja e tyre bëri bujën më të madhe mediatike gjatë vitit të kaluar.
Ish-çifti i famshëm Anngelian Jolie dhe Brad Pitt, janë dyshja e cila i rezistoi më së shumti showbizit ndërkombëtar, duke qenë së bashku përplot 11 vite, dhe të martuar dy vite.
Por ajo që të gjithë nuk e prisnin të ndodhte, ndodhi me të vërtetë!
Çifti më frymëzues për një bashkëjetesë të lumtur dhe të gjatë, i dhanë fund martesës së tyre më 15 shtator 2016.
Ish-çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt u divorcuan më 15 shtator 2016, pas dy vitesh martesë, dhe rreth 11 vite lidhje
U dhanë një sërë versionesh se pse martesa e tyre dështoi, por në fakt ekzistojnë disa fakte shokuese, të pathëna më parë, por që faqja e njohur FactVerse i ka sjell së fundmi për shikuesit e saj.
Këto mendohet të jenë shtatë faktet shokuese pse ish-çifti Jolie dhe Pitt i dhanë fund martesës së tyre:
1. Angelina Jolie angazhoi detektiv privat për ndjekjen e Brad Pitt
Angelina ishte e frikësuar se mos Brad kishte një aferë me aktoren e njohur Marion Cotillard, ndaj dhe për këtë ishte kujdesur që të angazhonte një detektiv të fshehtë që ta përndiqte atë vazhdimisht. Brad ishte i martuar vite më parë me Jennifer Aniston dhe kur filloi të dilet me Angelinën, ishte ende i martuar me të. Për shumë vite, ajo e quajti Brad-in shkatërrues familjesh, përderisa arriti t’i prishë mendjen asaj që të bëhet bashkë me të. Angelina e frikësuar se Brad po përsëriste të njëjtën histori që kishte bërë me Aniston, angazhoi detektivin privat, të cilin e mbante shumë të fshehur
2. Angelina kishte shumë frikë për fëmijët e saj
Kjo mund të jetë arsyeja më shokuese se pse martesa e Brad Pitt me Jolein dështoi! Gjatë kohës sa ishte i martuar me Angelinën, Brad ishte e preokupuar me problemet e alkoolit, drogës dhe substancave tjera. Duke menduar për një të ardhme më të mirë, Angelina la Brad në mënyrë që t’iu përkushtohet maksimalisht rritjes së fëmijëve, në mënyrë që ata të kishin një zhvillim fizik sa më të shëndetshëm. Pas kësaj, Angelina mendon se edhe Brad do të ndihej i penduar, duke lënë anash drogën dhe alkoolin për një jetë sa më të pastër.
3. Brad nuk e lejonte Angelinën që ta ndiqte karrierën e saj në politikë?
Angelina gjithmonë ka qenë e interesuar të zhvillojë karrierën e saj në politikë. Pasi u bë një ambasadore e shkëlqyer, ajo dëshironte më shumë…Ajo kishte vendosur që t’i bashkohej Shtëpisë Britanike të Qeverisjes. Për ta bërë këtë ajo do duhej të bëhej një qytetare britaneze, dhe të shiste një pronë të përbashkët me Brad për t’u zhvendosur për të jetuar në Britaninë e Madhe. Brad nuk pranoi ta shiste, dhe ai ishte i mërzitur me këto plane të Angelinës.
4. Brad dhe Angelina kishin stile të ndryshme prindërish në edukimin e fëmijëve
Një ndër arsyet më të rëndësishme, e cila mendohet se shkaktoi ndarjen Aneglina-Brad, ishte fakti se dyshja kishin stile dhe drejtime të ndryshme nën edukimin e fëmijëve si prindër. Angelina kishte një frymë tjetër prindërore, ajo i lejonte fëmijët e saj që të bënin çfarë do që kishin dëshirë, vetëm që të ishin të lumtur. Ndërkohë Brad kishte më rregulla strikte sa i përket fëmijëve. Gjatë kohës sa Brad dhe Angelina ishin bashkë, fëmijët ishin të dyzuar. Angelina, e lodhur nga luftimi me Brad, vendosi t’i japë fund gjithçkaje!
5. Brad thërriste vazhdimisht emrin e Gwyneth Paltrow kur ishte në gjumë!
Kjo është një histori e cila është silur rreth e rrotull, dhe mendohej si një indikator i ndarjes së ish-çiftit, por sido që të jetë asnjëherë nuk është vërtetuar. Brad dhe Gwyneth kanë qenë në lidhje shumë e shumë vite më parë, para se të martohej edhe me Jenifer Aniston. Thuhej se Brad përmendi vazhdimisht emrin e Gwyneth gjatë kohës sa flitne, dhe Angelina rrokullisej poshtë krevatit pasi zgjohej nga klithmat e tij. Kjo storie ka qenë shumë vite më parë, por mendohet të jetë goxha e vërtetë. Telegraf
6. Brad shkonte në Kroaci me shokët e tij
Gjatë muajve të nxehtë, Angelina shprehte dëshirën që të kalonin sa më shumë kohë së bashku si familje gjatë verës bashkë me fëmijët. Brad nuk kishte edhe aq kohë për të shpenzuar me familje, sepse shkonte me shokët e ti në Kroaci për të diskutuar për disa marrëdhënie shtetërore. Njëherë Angelina vendosi të shkojë për një udhëtim e vetme, dhe kështu ajo mbeti larg Brad-id për javë të tëra. Çifti gjithnjë e më pak po shihnin fytyrat e njëri-tjetrit. Angelina po përgatitej për më të keqen.
7. Brad ishte ri-lidhur me Jennifer Aniston
Shumë njerëz hamendësuan se Jennifer Aniston dhe Brad u rilidhën, dhe kjo mendohej të ishte një nga arsyet e divorcit. Por ishte një tjetër thashethem, i cili nuk ishte i vërtetë. Po, Brad dhe Angelina mund të jenë rilidhur, por pasi ai dhe Angelina përfunduan divorcin, dhe jo ajo çfarë njerëzit mendojnë. Angelina gjithnjë ka qenë xheloze për Aniston, kjo është edhe arsyeja që donte që burri i saj të ishte më i mbyllur. Por kur u zbulua se ishte një lajm i thatë dhe asnjë s’kishte ndodhur në jetën e tyre, ata kishin vetëm një bashkëbisedim. Jennifer ishte shumë e lumtur me burrin e saj. Pasi kjo storie përfundoi, Angelina qëndroi në heshtje. Brad tregoi se kishte vetëm një miqësi të mirë, dhe se Jennifer e donte bashkëshortin e saj. Pasi Brad dhe Angelina u ndanë, Jennifer do të ishte e çmendur nëse do të linte burrin e saj, për t’u rikthyer sërish me Pitt.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...