Google ADS

Evolucioni i stilit të Ivanka Trump-it, shikoni sa shumë ka ndryshuar

08:53 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Nivelet e modelimit Ivanka Trump i kishte trashëguar nga nëna e saj në një moshë shumë të hershme dhe kishte ecur në shumë organizime mode gjatë viteve të 90’ta, por ajo gjithashtu ishte e mençur dhe kishte marrë diplomën për ekonomi në vitin 2004.

Pastaj, duke i ngjarë babait, pra Donald Trump-it, Ivanka ishte shndërruar në një biznesmene dhe kishte filluar biznesin e saj me aksesorë, më pastaj një linjë mode, e gjithashtu edhe ueb sajtin e vet, transmeton telegrafi, kur babai i saj kishte garuar për të parin e vendit në vitin 2016, ai kishte pasur mbështetje të plotë nga Ivanka, e cila e kishte mbështetur përgjatë fushatës dhe pas zgjedhjes së tij si president i SHBA-ve, ajo kishte marrë postin e këshilltares së presidentit në mars të vitit 2017.

Si rezultat i kësaj, edhe stili i saj është dashur të ndryshojë në një më klasik dhe më elegant.

Prandaj, duke marrë parasysh etapat në të cilat ka kaluar Ivanka, më poshtë i keni disa fotografi të saja të cilat e tregojnë evolucionin stilit të saj përgjatë dekadave.

iiiiiii_1510035831-5883237 ii_1510035831-9930965 iii_1510035831-6266850 iiii_1510035831-2625795 iiiii_1510035831-3444747 iiiiii_1510035831-6491448

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme