Eurovision 2024 tashmë ka finalistët e saj, të cilët më 11 maj do të konkurrojnë për vendin e parë në skenën më të madhe të muzikës evropiane.
Këngëtarja Besa Kokëdhima pavarësisht një performance dinjitoze nuk arriti të çoj Shqipërinë në finale.
Në gjysmëfinalen e dytë aktualisht dihen 16 finalistët, ku 10 vende kaluan gjysmëfinalen e dytë që ishin: Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia, Armenia.
Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale.
Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu.
Finalja e madhe do të mbahet më 11 maj në Malmo Arena, Suedi, ndërsa në të dyja netët e Eurovision 2024 u dhuruan emocione, ritme dhe ngjyrime të bukura të traditës dhe kulturës së vendeve të ndryshme të Evropës./rtsh
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...