Eurovision 2020 nuk do të mbahet në Amsterdam

16:17 | 6 Korrik 2019
Arbresh.info

Festivali i Eurovisionit nuk do të zhvillohet vitin e ardhshëm në kryeqytetin e Holandës.

Kësisoj, është hapur gara mes pesë qyteteve të tjera. Kryebashkiakja e Amsterdamit, Femke Halsema deklaroi se kryeqyteti holandez nuk do ta organizojë eventin  pasi arena “Ziggo Dome”, ku ishte programuar të zhvillohej festivali, është i prenotuar dhe nuk lirohet dot të paktën as tetë javë para Eurovisionit.

Qytetet që do të garojnë për Eurovisionin janë Rotterdam, Utrecht, Den Bosch, Arnhem dhe Maastricht. Ai që do të fitojë, do të njoftohet në muajin gusht. Risjellim në vëmendje se Holanda doli në vend të parë në Eurovision 2019, nën përfaqësimin e këngëtarit Duncan Laurence.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme