Eurgent Bushpepa, Eleni Fouriera si dhe Ermal Meta ishin tre shqiptarë që përfaqësonin shteteve të ndryshme në festivalin evropian të muzikës.
Këngëtari përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision, Eugent Bushpepa ka komentuar fotografinë e shumëpërfolur nga mediat teksa shihet së bashku me këngëtaren tjetër shqiptare, Eleni Foureira duke bërë shqiponjën me duar, transmeton telegrafi.
Bushpepa ka treguar në Opinion se grupi qipriot i ka kërkuar ta heqë foton nga Instagrami, ndërkohë që ka qenë vetë këngëtarja Foureira ajo që e ka ndaluar ta bëjë këtë veprim.
“Ata të Qipros më kërkuan ta heq foton, ndërsa ishte vetë Eleni ajo që më tha ta mbaj. Kërkonin ta hiqnin foton, sepse e dinin që do të kishte më shumë polemika në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Bushpepa.
Eugent Bushpepa u rendit i 11-ti me këngën “Mall”, ndërkohë që Eleni u rendit e dyta me këngën “Fuego”, me të cilën përfaqësonte Qipron.
Kujtojmë se izraelitja Netta Barzilai triumfoi në këtë garë prestigjioze evropiane.
https://www.instagram.com/p/BiQU5VvAfjg/?taken-by=eugentbushpepa
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...