Artisti nga Gjilani, Etrit Hamiti, ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor.

“Gold Digger” mban titullin kjo këngë, teksa e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë.

Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet reperi, kurse për ‘beatin’ është përkujdesur Ketamine Beats.

I tërë projekti është prodhim i ‘Black Fish Entertainment’, të Genc Prelvukajt, në labelin e të cilit bën pjesë edhe Etritti.

Këngën tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube dhe pritet të pëlqehet nga fansat e reperit.

Ndryshe, Etritti është një nga emrat e rinj të estradës dhe shumë premtues, i cili po punon vazhdimisht për prurje të reja. /Telegrafi

https://www.instagram.com/p/B2T0k44gGrt/?utm_source=ig_embed