Me reshjet e shiut që pushtuan vendin nga veriu në jug, mund të themi se tashmë erdhi koha e vjeshtës dhe trendeve të reja.
Këtë vit, lëkura e gjarprit është printi më në trend që po fiton terren në botën e modës dhe përgatituni ta shihni kudo këtë sezon vjeshte.
Duke filluar nga rrobat e banjës që pamë në verë, çantat dhe deri të çizmet e vjeshtës, dizajni i lëkurës së gjarprit ka mjaft stil, nxit imagjinatën dhe padyshim duket si luksoz dhe i shtrenjtë.
Por nëse do vërtet të bësh ndryshim, atëherë ne ju sugjerojmë të visheni nga koka te këmbët me lëkurë gjarpri. Ky stil i guximshëm shmang shqetësimin që kemi për ta kombinuar një veshje apo aksesor me lëkurë gjarpri, me diçka tjetër.
Kim Kardashian dhe një numër i madh fashionista-sh shqiptare, si Lori Hoxha, Nora Istrefi etj, kanë filluar ta veshin trendin “monochrome”.
Nëse mendoni se ky stil është i tepërt për ju, hidhuni një sy kombinimeve të mëposhtme dhe do të na falënderoni:
Kim Kardashian
Lori Hoxha
Nora Istrefi
Kida
Leonora Jakupi
Biden takohet me familjet, nderon viktimat në Nju Orlins
Konfiskohen disa armë zjarri në Gjilan, policia interviston ...
Kurti përkujton Hyda Dobrunën: Mirënjohje për kontributin e ...
Aksident në Prizren, lëndohen katër persona
Pesë të vdekur nga kushtet ekstreme të motit në SHBA
Numri i viktimave ruse të luftës shkon në mbi 800 mijë, thot...