“Është përbaltur emri im, por…”/ Xhensila Myrtezaj reagon ashpër në rrjete sociale: Do mbani përgjegjësi

11:11 | 3 Shkurt 2024
K.B

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka bërë një reagim të ashpër në rrjetë siciale, përkatësisht në insta story, për një ngjarje që i ka ndodhur së fundmi.

Ky reagim është bërë pasi artistes i është dërguar një video, për të cilën thekson se është bërë për të hedur baltë mbi emrin e saj.

Xhensila Myrtezaj shkruan se deri më tani ka heshtur për shpifjet, por tashmë të gjithë ata që do e bëjnë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Sapo më nisën një video që një monstër Tik Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ja kam dëgjuar kurrë. Pler që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltuar shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në insta story.

Kohët e fundit flitet për një ndarje të mundshme, të një nga çifteve më të njohur të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.

Një veprim i fundit i dyshes ka bërë që shumë nga fansat dhe ndjekësit e tyre të ngrenë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre. Dy artistët nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram.

Dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme