Stresi është një ndër reperët më ‘rebel’ në vendin tonë, i cili gjithmonë i thyen rregullat dhe është cilësuar shpesh si një’ bad boy’.
Reperi i njohur u prezantua në ‘Kënga Magjike’ me një këngë dedikuar të ëmës, por fatkeqësisht nuk arriti të paraqitej në netët gjysmëfinale pas problemeve me drejtësinë.
Duke qenë se ditën e sotme është ditëlindja e saj, Stresi ka rikthyer në kujtesën e të gjithëve me anë të një postimi në ‘Instagram’ pak fragmente nga kënga në fjalë.
Krahas saj ai shkruan: “E shtrenjta ime mom. Gëzuar ditëlindjen! Megjithëse nuk jam pranë teje sot fizikisht, me shpirt me ke gjithmonë pranë. Ti e di që je dashuria më e madhe që unë kam”.
Disa fjalë për të uruar ka zgjedhur edhe bashkëshortja e tij Kejsi, e cila ka publikuar foto me vjehrrën e saj, bashkë me dedikimin për të.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?